Telenews

Rahoveci sot i jep lamtumirën e fundit birit të saj çlirimtar, Ymer Durguti

OVL e UÇK-së, Dega e Rahovecit ka njoftuar se pas një sëmundje të shkurtër në moshen 52 vjeçare është ndare nga jeta veterani i UÇK- së , Ymer Ibrahim Durguti nga Rahoveci.
Ymeri ishte pjesë e ushtrisë së lavdishme të UÇK-së , i sistemuar në Batalionin II në Brigaden 124 “Gani Paçarizi” të Zonës Operative të Pashtrikut, detyrë të cilën e kishte marrë me komandantët e tij Tonin e Micin e shumë shokë të tjerë, për ta bërë realitet ëndërrën e kahmotshme të popullit të Kosovës, çlirimin e vendit nga dhuna dhe terrorri serb që robëroj popullin e Kosovës mbi 100 vite.
Ai pas luftës u sistemua në Trupat e Mbrojtjes ë Kosovës, ku vazhdoi edhe për një kohë.
Varrimi i tij bëhet sot më 16 maj 2022  në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Rahovecit, aty ku prehen dëshmorët e Kombit dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngushëllime familjes, shokëve, miqëve, bashkëluftëtarëve.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, thuhet në postimin e OVL-së, së Rahovecit.
 

Të ngajshme

Gjenden eshtrat e 23 individëve në Zubin Potok

Yllka Gashi

Aksident i rëndë në Istog, tre persona të lënduar

Yllka Gashi

KRU Prishtina paralajmëron ndërhyrje urgjente pas dëmtimit të gypit në rrugën “Toni Bler”

Yllka Gashi