Telenews

Kryeministrja e Suedisë e konfirmon: Do të aplikojmë në NATO

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, e ka konfirmuar se vendi i saj do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në NATO.
“Ne do të informojmë NATO-n se duam të bëhemi anëtare të aleancës”, tha Andersson pas një debati mbi politikën e sigurisë sot në parlament.
“Ka një shumicë në parlamentin e Suedisë në favor të aplikimit për anëtarësim në NATO. Gjëja më e mirë për Suedinë dhe popullatën suedeze është të anëtarësohemi në NATO”, deklaroi kryeministrja suedeze.
Vendimi për të braktisur mosangazhimin ushtarak, që ka qenë një pjesë qendrore e identitetit kombëtar suedez për më shumë se 200 vjet, është një ndryshim historik për vendin.
Kjo vjen një ditë pasi socialdemokratët suedezë ndryshuan qëndrimin e kahershëm të partisë se Suedia duhet të mbetet e paangazhuar ushtarakisht, duke i hapur rrugën një mazhorance të qartë në parlament në favor të aplikimit për në NATO.
Dikur një fuqi ushtarake rajonale, Suedia i ka shmangur aleancat ushtarake që nga fundi i Luftërave Napoleonike.
Ashtu si Finlanda, ajo mbeti neutrale gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, por krijoi marrëdhënie më të ngushta me NATO-n pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Opinioni publik në të dyja vendet ishte fuqishëm kundër anëtarësimit në NATO deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pas së cilës sondazhet treguan një ndryshim dramatik në favor të anëtarësimit.

Të ngajshme

Nesër kufizohet qarkullimi në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë

Rrezarta Ramaj

Daku futet në zhveshtoren e skuadrës rivale, kaq kthjellët po e flet rusishten (Pamje)

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 20 gusht

Rrezarta Ramaj