Telenews

Time Kadrijaj: Do ta gjuaja sërish Kurtin me vezë, por jo nëse do të konstituohej Kuvendi –

Deputetja e Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se do ta përsëriste aksionin e saj për ta gjuajtur me vezë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Duke folur në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Kadrijaj tha se, nëse do të kishte ndodhur konstituimi i Kuvendit, nuk do ta kishte bërë një veprim të tillë. Megjithatë, ajo theksoi se në rrethana të njëjta do ta përsëriste.

“Nëse kish ndodhur konstituimi, unë po them që nuk do të kisha gjujt. Po, do e kisha përsëritur edhe nëse kthehem prapë, nuk them që s’do e kisha gjuajtur. Nuk ka arsye zotëri Kurti me sabotuar dhe me shkel Kushtetutën për shkak se ka qenë një aksion simbolik me vezë”, tha Kadrijaj.

Ajo kritikoi edhe mbështetësit e Kurtit, duke pretenduar se në të kaluarën institucionet janë sulmuar edhe me mjete shumë më të rënda.

“Duke e ditur të kaluarën e zotëri Kurtit edhe të ushtarëve e të militantëve të zotëri Kurtit, se çfarë kanë bërë, kanë sulmuar me zolla edhe institucionet, kanë gjuajtur me gjuhë arrogante, por megjithatë asnjëherë seancat nuk janë ndërprerë dhe kjo është minimumi që ka mundur me e marrë zotëri Kurti, një aksion që është më i vogli në krahasim me atë çfarë ka bërë ai”, shtoi deputetja e Aleancës.

Kadrijaj sqaroi se cak i aksionit të saj kishte qenë vetëm Albin Kurti dhe jo deputetët e tjerë të LVV-së. Sipas saj, përgjegjësinë për veprimet që ajo i konsideron shkelje të Kushtetutës e bart kreu i LVV-së.

“Unë cak e kam pas Albin Kurtin edhe jo deputetë të tjerë. Se në raste të caktuara, përderisa deputetët e tjerë kanë dalë përpara, unë kam mund me e gjuajt edhe zotin Dehari, por nuk kam dashur sepse unë mendoj që shkelësi i Kushtetutës dhe të gjitha këto veprimet që po i bënë, e kanë një emër, është Albin Kurti dhe jo deputetët e tij”, theksoi deputetja e Aleancës.

Të ngajshme

Grenell: Kriza politike u krijua nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin të lirë –

KushtrimGuraj

Kolona në kufi: Deri në një orë pritje në Merdarë –

KushtrimGuraj

Zbulim tronditës në Zubin Potok, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin 23 personave –

KushtrimGuraj