Telenews

Gjukanoviq për Demarkacionin: Kjo çështje mund të konsiderohet problematike, vetëm për dikë që do të krijojë probleme

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë çështja e demarkacionit mund të konsiderohet si problematike, vetëm nga ata që sipas tij, duan të krijojnë probleme.
“Kemi folur edhe për çështjen e kufirit, kemi marrëveshjen të nënshkruar në Vjenë në vitin 2015, po ashtu kemi edhe deklaratën e përbashkët të dy presidentëve në vitin 2018 në Podgoricë dhe të njëjtat janë miratuar në kuvendet e dy vendeve”.
Gjukanoviq tutje tha se përmes komisionit të përbashkët do t’i japin hapësirë çfarëdo dileme të mundshme.
“Kjo çështje mund të konsiderohet problematike vetëm për dikë që dëshiron të krijojë probleme, ne s’dëshirojmë që të krijojmë probleme në asnjë nga adresat tona dhe jam i sigurt që do t’i përmbahemi dokumenteve që kemi nënshkruar dhe se përmes punës së komisionit të përbashkët për demarkacion do të krijojmë kushtet e domosdoshme për korrigjime për të cilat do të pajtohemi që do të kontribuojë që ky kufi në demarkacionin e tij të jetë i logjikshëm dhe të jetë ashtu siç duhet të jetë dhe të mos shërbejë si burim i mosmarrëveshjeve dhe i rrezikimit të marrëdhënieve tona”, tha ai në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Osmani.

Të ngajshme

Arrestohet mërgimtari në Gjakovë, dyshohet se sulmoi vajzën e tij

Yllka Gashi

“Nuk më pëlqejnë këto gjëra” – Trump dyshohet për marrëdhënie romantike me ndihmësen, Melania shfaq pakënaqësi

Yllka Gashi

Publikohen çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri

Yllka Gashi