Telenews

Gjukanoviq: Mali i Zi e mbështet dialogun politik Kosovë-Serbi, kjo çështje e prek stabilitetin e rajonit

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë që ndër problemet kyçe të Kosovës është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Në një konferencë të përbashkët për media, pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ai ka thënë që me vëmendje të veçantë po i përcjellin zhvillimet në skenën politike të Kosovës.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që Kosova të jetë konsistente në procesin e dialogut me Serbinë.
“Ne jemi mirënjohës për faktin se Kosova është drejtuar drejt objektivave identike strategjike si Mali i Zi. Kjo është bazë që ne të mbështesim njëri-tjetrin për t’i kaluar sfidat në këtë rrugë dhe në një të ardhme të afër t’i realizojmë qëllimet tona. Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe jemi rrugës për BE. Në këtë fushë mund t’i ndihmojmë njëri-tjetrin”.
“Po përcjellim edhe zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi. Ne e mbështesim dialogun politik që ekziston mes Prishtinës dhe Beogradit dhe besojmë që vetëm dialogu politik mund të çojë te një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe një zgjidhje”.
“Është e rëndësishme që të jeni konsistentë në këtë proces, pasi nuk është vetëm çështje që ka të bëjë me Kosovën dhe Serbinë, por prek stabilitetin e rajonit. Prandaj ne tregojmë interesim të veçantë që ky dialog të vazhdojë”, ka thënë ai.

Të ngajshme

25 mijë euro për 10 migrantë drejt Serbisë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre personave

Yllka Gashi

Stuhi të forta godasin Gjermaninë/ Një grua humb jetën, u zu poshtë nga pema

Yllka Gashi

Hoti, për LVV-në: Sa të padijshëm e sa të mbrapshtë

Yllka Gashi