Jose Mourinho është shprehur mjaft i lumtur që finalja e Ligës së Konferencës do të zhvillohet në Tiranë, madje ju ka bërë thirrje tifozëve shqiptar për përkrahje.
Tekniku portugez ka folur sot për mediat duke shpjeguar se është entuziast për faktin se finalja zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.
“Me, apo pa Kumbullën, shqiptarët duhet të jenë në anën tonë. Nëse Roma fiton Kupën, një shqiptar e fiton Kupën. Kjo do të jetë e mjaftueshme për të afruar shqiptarët me Romën. Kështu kemi pak ekuilibër. Ne luajmë një finale të premten, të tjerët janë me pushime, nuk ka ekuilibër nga kjo pikëpamje.”
“Jam entuziast që finalja luhet në Tiranë, nuk kam luajtur kurrë atje. Kam disa miq të rëndësishëm në Tiranë. Fakti që stadiumi ka një kapacitet të reduktuar për dy klube si Roma dhe Feyenoord është e vetmja gjë negative. Nëse do të luhej në ‘Santiago Bernabeu’ do të ishte plot. Për Shqipërinë është e rëndësishme. Ky është një mëkat për romanistët që nuk mund të jenë aty. Do të jetë e bukur, më e bukur nëse Kumbulla do të çojë Kupën”, ka thënë Mourinho.

