Qytetarët e Kosovës nesër dhe pasnesër mund të udhëtojnë me transportin urban pa pagesë.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi, ku thuhet se përdorimi i transportit urban është për të mirën e kryeqytetet.
“Të dashur qytetarë, Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe alternativ ”.
Merret vesh se ky vendim i Komunës së Prishtinës, vije për të nxitur qytetarët që sa më shumë të përdorin linjat e autobusëve e ti lënë makinat të cilat po shkaktojnë tollovi të mëdha në kryeqytet.

