Donaldi dhe Semi janë pajtuar. Këtë kanë nënkuptuar me faktin se kanë nisur që ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në rrjete sociale. Gjatë intervistës, Semi tha se kishte qenë ajo që i kishte shkruar e para aktorit të humorit pasi kishte kuptuar se nuk kishte qenë mirë pas daljes nga BBV.
Megjithatë, “thyerja” e akullit lë vend për dyshime pasi vjen në një kohë kur Donaldi dhe Bora përfliten se janë rikthyer së bashku. Ndonëse nuk kanë konfirmuar asgjë publikisht, ata janë parë shumë të afërt në eventin që u organizua pak ditë më parë nga Valdrin Sahiti.



