Telenews

Testi i Maturës sivjet do të mbahet me këtë datë në të gjitha lëndët

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se provimi i sivjetmë për maturantët do të mbahet më 18 qershor në të gjitha lëndët për një ditë.
“Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 18 qershor 2022 dhe këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët. Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta. Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati)”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
MAShTI ka publikuar edhe një dokument me informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore 2022.
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni këtë dokument.
https://masht.rks-gov.net/uploads/2022/05/informata-udhezime-per-test-matures.pdf?fbclid=IwAR3fQOxexCae31kXdjKIMoiIJaDlW4NhxCj7YOIXgLx2aIspNGW0X1tSPSM

Të ngajshme

Nesër kufizohet qarkullimi në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë

Rrezarta Ramaj

Daku futet në zhveshtoren e skuadrës rivale, kaq kthjellët po e flet rusishten (Pamje)

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 20 gusht

Rrezarta Ramaj