Telenews

Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh, gazetarët e radhës ukrainas që vijnë në Kosovë

Këtë të diel në mëngjes, kanë mbërritur në Kosovë, Liudmyla Mekh dhe Serhii Shevchenko, si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
Ata janë vendosur në Prishtinë, dhe do të kenë mundësinë që të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë nga Kosova.
Gazetarët veteranë kanë punuar në media të ndryshme në Ukrainë, dhe janë pjesë aktive e Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës (NUJU). Zonja Mekh është themeluese dhe presidente e Fondacionit “Iniciativa e Gazetarëve”, me bazë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Gazetarët janë pritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësues të MPB-së.
Programi “Journalists in Residence – Kosovo”, financohet nga Qeveria e Kosovës dhe ofron mjete të qerasë për banesë, pagesë mujore dhe sigurim shëndetësor për 20 gazetarët që pritet të mbërrijnë në Kosovë në javët në vazhdim.

Të ngajshme

Al Trade sjell “Linda 25” në Fushë Kosovë

Rrezarta Ramaj

Gjenden eshtrat e 23 individëve në Zubin Potok

Yllka Gashi

Aksident i rëndë në Istog, tre persona të lënduar

Yllka Gashi