Telenews

Pas 9 vitësh Sali Berisha rizgjidhet kryetar i PD-së

Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike.
“Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë u përket atyre,” – deklaroi Albana Vokshi, ndërsa lexoi shifrat e votuesve në të gjitha degët.
43 680 demokratë votuan nw total nga ku 40 820 votuan për Sali Berishën, ndërsa 2 532 për Ibsen Elezin, përkthyer kjo shifër kreu i PD-së fitoi me 93.45 për qind të votave. 5.8 për qind e demokratëve mbështetën Elezin në këtë garë.
Të pavlefshme u shpallën 328 vota.
Rezultatet ishin dukshëm në favor të Berishës, ndërsa Ibsen Elezi, i vetmi në garë me liderin historik të PD-së, kishte marrë më pak vota.
Këtë të diel, më 22 maj u votua në 108 qendra votimi në gjithë vendin.
Votimi nisi në orën 8:00 dhe vijoi normalisht deri në orën 20:00, dy orë pas orarit zyrtar të lajmëruar për shkak të pjesëmarrjes, njofton euronewsal.

Të ngajshme

Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak

Blearta

Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

Blearta

Dhjetëra shoferë kapen në shiritin emergjent, 300€ gjobë dhe ndalesë 1 vjeçare

Blearta