Telenews

Policia kap drogë në veri, deklarohet sërish Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në afërsi të kufirit me Serbinë, është zbuluar laborator droge, me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht.
Ai përmes facebook-ut, ka konfirmuar se gjatë këtij aksioni, zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri megjithatë aksioni po vazhdon me sukses, njofton klankosova.tv.
”Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.
Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.
Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës”.
Veç këtij në veri, Policia e Kosovës bashkë me zyrtarët doganorë, zhvilluan sot edhe një aksion tjetër antidrogë të zhvilluar në Ferizaj.

Të ngajshme

Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak

Blearta

Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

Blearta

Dhjetëra shoferë kapen në shiritin emergjent, 300€ gjobë dhe ndalesë 1 vjeçare

Blearta