Telenews

E fundit: Policia arreston të dyshuarin për vrasjen e dy familjarëve në veri të Mitrovicës

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen babait dhe vëllait, sot në mëngjes në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandati rajonal, Besim Hoti.
“I dyshuari besohet se me mjet të mprehtë thikë, për vdekje ka lënduar vëllanë dhe babanë e tij. I dyshuari është arrestuar. Ngjarja tragjike ka ndodhur brenda banesës familjare”, ka thënë Hoti.
Hoti poashtu konfirmoi se i dyshuari ka qenë binjak me vëllanë tashmë të ndjerë.
Ndërkohë, raportohet se bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati Millan Bigoviq. Për këtë të fundit, mësohet se vite më parë ka qenë kryetar i Divizionit te Gjykates se Apelit në Mitrovicë.

Të ngajshme

Haxhiu takon ministrin belg flasin për anëtarësimin në BE, KiE dhe NATO

Blearta

Zjarr në një punëtori në Ferizaj, lëndohet një person

Blearta

NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pranë Tokës pas 3 vjetësh

Blearta