Telenews

Gjashtë persona të lënduar në aksidentin mes dy veturave dhe një kamionete në Pogragjë të Klinës –

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave dhe një kamionete, që ka ndodhur sot në fshatin Pogragjë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40.

Tutje, Rugova ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Si pasojë e këtij aksidenti gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha ai.

Të ngajshme

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim –

KushtrimGuraj

30 ditë paraburgim për Fehim Salin, të dyshuarin për spiunazh –

KushtrimGuraj

Çifti në bregdet, kështu po e feston Gimbo sot ditëlindjen

Yllka Gashi