Telenews

Golden State Warriors finalisti i parë në NBA

Është mësuar finalisti i parë i ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA-së.
Golden State Warriors ka arritur të mposht Memphis Grizzliesin në duelin e pestë të serisë në Konferencën Perëndimore me shifrat 120-110 dhe kështu ka arritur finalen e madhe.
Klay Thompson me 22 pikë, Andrew Wiggins me 18 pikë e 10 kërcime dhe Draymond Green me 16 pikë, ishin tre realizatorët kryesorë te Warriors në këtë fitore.
Derisa te Mavs s’mjaftuan në asnjë formë, Luka Donçiq me 28 pikë e Spencer Dinwiddie me 26 sosh.
Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 4-1 ndaj Dallasit, Warriors kalojnë në finalen e përgjithshme të NBA-së.
Në finale, Warriors e presin fituesin e duelit final nga lindja, Miami Heat-Boston Celtics, atje ku seria momentale është 2-3 në favorin e Celtics.

/AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Superliga e volejbollit vazhdon sot me ndeshjet e radhës të xhiros së 19-të

Valjeta Turkaj

Bisedimet kanë nisur, Inter po përgatit goditjen e madhe prej 50 milionë euro

KushtrimGuraj

Bernardo Silva drejt MLS-së

KushtrimGuraj