Telenews

Mbrojtja e Salih Mustafës përfundon paraqitjen e provave

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ndryshe, aktakuza ndaj Salih Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, ku ngarkohet për krime lufte.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt. /Betimipërdrejtësi

Të ngajshme

Haxhiu takon ministrin belg flasin për anëtarësimin në BE, KiE dhe NATO

Blearta

Zjarr në një punëtori në Ferizaj, lëndohet një person

Blearta

NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pranë Tokës pas 3 vjetësh

Blearta