Telenews

Vrasja e dyfishtë në veri, babë e bir dyshohet se u therën me thikë, detaje të reja nga rasti tragjik

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka thënë se M. Bigoviq dhe djali i tij, U. Bigoviq, dyshohet se u therën me thikë për vdekje nga familjari i tyre, M. Bigoviq.
Në një njoftim për media të premten, Prokuroria tha se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë është djali i të vrarit M. Bigoviq dhe vëllai i viktimës tjetër, U. Bigoviq.

“Rreth orës 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllaun binjak U.B., me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë”, njoftoi sot Prokuroria.
“Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë”, thuhet në komunikatën e organit të akuzës.
Në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, tha Prokuroria.

“Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Të ngajshme

Haxhiu takon ministrin belg flasin për anëtarësimin në BE, KiE dhe NATO

Blearta

Zjarr në një punëtori në Ferizaj, lëndohet një person

Blearta

NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pranë Tokës pas 3 vjetësh

Blearta