Një fëmijë dy vjeç ka ndërruar jetë këtë të premte në Devoll të Shqipërisë dhe shkak dyshohet të jetë bërë një pije alkoolike që e ka konsumuar aksidentalisht.
Kur është dërguar në spitalin e Bilishtit, djali ka qenë pa shenja jete.
Sipas të dhënave paraprake nga mjekët, dyshohet se ai ka pirë raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
Detaje të tjera nga organet shqiptare nuk janë dhënë.