Telenews

Haxhiu thotë se pushteti po ikë nga përgjegjësia për Trustin nën sqetullën e FMN-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se pushteti po bënë përpjekje që të ikë nga përgjegjësia duke u thirrur në raportin e FMN-së se tërheqja e Trustit është e gabuar.
Haxhiu e ka quajtur servilosje të pushtetit ndaj ndërkombëtarëve.
“Pushteti nën sqetullën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, po bënë përpjekje të ikë nga përgjegjësia qeverisëse dhe nga kërkesat legjitime të popullit! Pa koment servilosja e pushtetit ndaj ndërkombëtarëve, kundër qytetarëve! Për mua është shumë me rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse FMN-ja qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht.Me pasojat e krizës ekonomike dhe inflacionin po përballen qytetarët. Ne jemi të zgjedhur nga vet qytetarët dhe jo nga FMN-ja prandaj edhe jemi zëri i tyre në Kuvend”, ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu ka thënë tutje se është kërkesë emergjente për qytetarët tërheqja e Trustit.

“Mos rritja e pagave, mbështetja për shtrenjtim të energjisë elektrike kur kemi rritje të çmimeve të konsumit të përditshme ditorë dhe kundërshtimi me forcë për tërheqjen e Trustit, s’ke si e vlerëson ndryshe përveç deklaratë politike joprofesionale. Deri dikun edhe e kuptueshme për ta, por jo për qytetarët kur 1 miliard e 734 milionë të Trustit janë të investuara jashtë Kosovës.P.S. Ministri i financave Hekuran Murati po krekoset për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria. Bile, paska deklaruar se “ka vërejtur një gjallëri në markete”…,  Po me tërheqjen e Trustit sa do të jetë gjallëria në markete? Kjo vërteton kërkesën emergjente të qytetarëve për tërheqjen e Trustit, pasi gjendja e tyre ekonomike është rënduar shumë”, ka shkruar ai.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dalë fuqishëm kundër iniciativës për tërheqjen e 30 përqind të kursimeve nga Trusti dhe kthimin e tarifave të rrymës, siç kanë qenë para shtrenjtimit, raporton Express.
Sipas FMN’së, rritja e tarifave të energjisë elektrike në muajin shkurt për të reflektuar faturën më të madhe të importit të energjisë elektrike, së bashku me zbatimin e subvencioneve të energjisë elektrike për rreth 20 për qind të ekonomive familjare, ishin lëvizje të duhura të politikave.

Të ngajshme

Haxhiu takon ministrin belg flasin për anëtarësimin në BE, KiE dhe NATO

Blearta

Zjarr në një punëtori në Ferizaj, lëndohet një person

Blearta

NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pranë Tokës pas 3 vjetësh

Blearta