Telenews

Pse nuk u ftuan Hadërgjonaj e Rashani? Giresse tregon arsyet

Kosova luan ndeshjet e rradhës kualifikuese për “Euro 2024” në kuadër të Nations League.
Kombëtarja e Kosovës, do të luajë ndaj Qipros, Greqisë në Fadil Vokrri, Irlandës Veriore, dhe Greqisë në udhëtim.

Para fillimit të ndeshjeve kualifikuese, sot është mbajtur konferencë për media nga trajneri, Alain Giresse, ku dha informacione në lidhje me lojtarët dhe përgaditjet e Kosovës.
Giresse ka dhënë arsyen se pse nuk u ftuan, Hadergjonaj dhe Rashani.

“Siç e thashë, përzgjedhja e lojtarëve bëhet në bazë të informacioneve që ne kemi për ta. Mbi të gjitha, zgjidhjet janë sportive. Ka një arsye për mungesën e lojtarëve. Në disa raste lidhet me probleme personale, si në rastin e Elbasan Rashanit, me të cilin kemi pasur një diskutim dhe ai nuk ka qenë i gatshëm t’i përgjigjet ftesës”, tha Giresse
“Zgjedhje sportive, mirëpo në rastin e Rashanit kemi pas një bisedë me trajnerin e tij, dhe kërkesa ishte që ai mos të bashkohet në këto lojë. Unë bazohem në grupimin që e kemi pasur në muajin mars dhe me të cilët kemi qenë të kënaqur”, ka thënë Giresse.

Të ngajshme

Arrihet marrëveshja: Milan siguron bomberin e ri për merkaton e janarit

KushtrimGuraj

Evropa nuk ka parë një sezon kaq të çmendur në ligë prej kohësh, edhe skuadra e fundit shpreson për titullin

KushtrimGuraj

Kryevepër nga Tare: Milan siguron yllin 80 milionësh me parametra zero

KushtrimGuraj