Telenews

Krerët e shtetit takohen me ambasadorët e QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së

Një njoftimin e Zyrës së Presidnecës thuhet se në takim është diskutuar bashkërendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës me shtetet e QUINT-it dhe BE-së rreth procesit të vettingut në Kosovë.
“Liderët institucionalë përcollën mesazhe mbi rëndësinë e patjetërsueshme dhe  jetike për ndërtim të një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vetingut, për të garantuar sistem të drejtësisë me integritet të lartë, profesionalizëm dhe efikasistet, i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve për drejtësi”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, thuhet se ata përsëritën përkushtimin e institucioneve të Kosovës që ky proces të ndërtohet dhe zbatohet duke i respektuar standardet më të larta evropiane, të cilat garantojnë pavarësinë, efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve të drejtësisë, dhe për të cilat Kosova ka kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias.

Të ngajshme

A janë rritur apo rënë? Çmimet e sotme të naftës, benzinës dhe gasit në Kosovë

Valjeta Turkaj

Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në kuvend

Valjeta Turkaj

Rriten çmimet e naftës pas sekuestrimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj