Telenews.al raportoi pak më parë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri i vdekur ka mbetur Gazemend Hyjseni, 30-vjeçar.
Nga Prokuroria thonë se motivi i vrasjes së rëndë në Ferizaj nga hetimet fillestare është ngatërresa mes këngëtarëve, pjesë e të cilave është edhe vëllai i dorasit, reperi Buta (Betim Januzi
Si rezultat i këtyre problemeve të vazhdueshme dyshohet se para një muaji reperit Buta iu është djegur vetura e tipi “Audi”, vlera e të cilës ishte 70 mijë euro.
Për këtë dhe motive të tjera që lidhen kryesisht me ngatërresat e vëllait të tij me këngëtarët tjerë dyshohet se Qendrim Januzi mbrëmë ndërmori veprime, ku si pasojë përfundoi i plagosur nga Policia.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë Policia njoftoi se nga hetimet e para, dyshohet se Qendrim Januzi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.
“I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

