Telenews

Liverpool-Real Madrid, cila nga skuadrat ka më shumë trofe të Ligës së Kampionëve?

Sonte Liverpool dhe Real Madrid ballafaqohen në ‘Stade de France’, në finale të Ligës së Kampionëve.
Të dy skuadrat kanë histori të bujshme të trofeve të fituar, por Los Blancos lënë shumë pas ekipin anglez, sa i përket kupave të Ligës së Kampionëve të fituara.
Jo vetëm që madrilienët zotërojnë titujt më të shumtë të Ligës së Kampionëve, por ata kanë mundësinë të dyfishojnë numrin e kupave, në krahasim me vendin e dytë, Milanin, i cila ka shtatë.
Nëse Real Madrid triumfon sonte ndaj Liverpoolit, ata do të vënë në stol kupën e tyre të 14-të.
Ndërkohë, Liverpool mund të arrijë një barazim me Milanin, pasi aktualisht ata janë të barabartë në vendin e tretë me Bayern Munichun, me nga gjashtë kupa.
Ekipi tjetër spanjoll, Barcelona, mbyll top pesëshen, me pesë triumfe në Champions League.
Më poshtë janë skuadrat që kanë fituar Ligën e Kampionëve më shumë se një herë:
Real Madrid: 13
AC Milan: 7
Bayern Munich: 6
Liverpool: 6
Barcelona: 5
Ajax: 4
Inter Milan: 3
Manchester United: 3
Benfica: 2
Chelsea: 2
Juventus: 2
Nottingham Forest: 2
Porto: 2
 

Të ngajshme

Barcelona gati planin “B”, e gjen alternativën nëse dështon Julian Alvarez

Yllka Gashi

Sot nis Superliga e Kosovës, kjo është ndeshja që do të hap sezonin 2026/27

Yllka Gashi

Ferran Torres i bashkohet PSG-së –

KushtrimGuraj