Telenews

Del bilanci nga finalja e djeshme, kaq të arrestuar dhe të lënduar nga ndeshja e mbrëmshme në ‘Stade de France’

Policia franceze ka thënë se 68 tifozë janë arrestuar dhe 174 të tjera janë plagosur, pas skenave kaotike para finales së djeshme të Ligës së Kampionëve në Paris, ku oficerët përdorën gaz lotsjellës dhe rrahën me shkopa mbështetësit e Liverpoolit.
Lëndimet kryesisht ishin nga thithja e gazit lotsjellës.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, deklaroi se kaosi ishte shkaktuar nga tifozët pa bileta që përpiqeshin të futeshin me forcë në ‘Stade de France’ për të parë ndeshjen, dhe falënderoi policinë franceze për përpjekjet e tyre.
Por që atëherë janë shfaqur video të policisë së trazirave duke spërkatur gaz lotsjellës ndaj shumë tifozëve paqësorë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, duke pritur me qetësi jashtë portave.
Ndërkohë, klubi i Liverpoolit ka kërkuar një hetim zyrtar për trajtimin e mbështetësve të tyre nga autoritetet franceze.
“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer për problemet e hyrjes në stadium dhe prishjen e perimetrit të sigurisë që tifozët e Liverpool u përballën këtë mbrëmje në Stade de France. Kjo është ndeshja më e madhe në futbollin evropian dhe tifozët nuk duhet të përjetojnë skenat që kemi parë sonte. Ne kemi kërkuar zyrtarisht një hetim zyrtar për shkaqet e këtyre çështjeve të papranueshme”, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga klubi pas ndeshjes.

Të ngajshme

Zjarri dogji bregdetin kroat, turistët evakuohen në një sallë sportesh

Yllka Gashi

Zjarr i madh në Kroaci, 36 të lënduar – shtatë në gjendje kritike

Yllka Gashi

Sot nis Superliga e Kosovës, kjo është ndeshja që do të hap sezonin 2026/27

Yllka Gashi