Telenews

Dy raste kanosjeje në Prishtinë, dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje

Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë, të dyshuar për kanosje në dy raste të ndara.

Në rastin e parë, më 14 gusht, një person dyshohet se përmes rrjetit social ka kanosur një grua. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, më 13 gusht, një tjetër person është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur një burrë dhe një grua. Edhe ky i dyshuar, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, raporon IndeksOnline.

Raporti i policisë:

Prishtinë/ 15.06.2026-14:00.  Më 14.08.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti përmes rrjetit social kishte kanosur  ankuesen femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Prishtinë / 13.08.2026-21:55. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ai pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

E rëndë në Gjilan: 35-vjeçarja shtatzënë në muajin e shtatë arrin pa shenja jete në spital – Prokuroria nis hetimet

Yllka Gashi

Arrestohet aktivisti i VV-së që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”

Yllka Gashi

PDK-ja dhe Aleanca në sallë, kërkojnë vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit

Yllka Gashi