Telenews

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot u shfaq në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues ku mbajti edhe një fjalë rasti.

Ngjarja vjen pasi deputetë të PDK’së qëndruan sot para ndërtesës së Qeverisë për t’i kërkuar Kurtit nisjen e formimit të institucioneve, duke e quajtur uzurpator të Zyrës së Kryeministrit.

Kurti në këtë ceremoni foli për përgjegjësinë e detyrat që kanë zyrtarët korrektues pas diplomimit.

Aktualisht, Kuvendi i Kosovës ka mbetur i pakonstituuar pas kërkesës së Kurtit për “kohë shtesë” për bisedime me partitë politike.

Ndërkaq, nga LDK dje u deklaruan se qëndrojnë në opozitë dhe i bënë thirrje Kurtit që të gjejnë bashkërisht partitë shqiptare një President jopartiak, i cili duhet ta mbrojë “Republikën dhe kushtetueshmërinë”.

Të ngajshme

ZMNV-ja trajton 56 raste në një javë, 53 lidhen me dhunën në familje

Yllka Gashi

E rëndë në Gjilan: 35-vjeçarja shtatzënë në muajin e shtatë arrin pa shenja jete në spital – Prokuroria nis hetimet

Yllka Gashi

Arrestohet aktivisti i VV-së që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani me “vdekje” e “plumb”

Yllka Gashi