Telenews

Kurti: Jemi duke i bërë përgatitjet për të aplikuar në NATO dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë punuar për të aplikuar për anëtarësim në aleancën euroatlantike NATO, por edhe në Bashkimin Evropian.
Ai, në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së 47-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka theksuar se në një vit qeverisje kanë punuar dhe kanë arritur rezultate në shumë sfera në të mirë të qytetarëve të vendit.
“Aplikuam për anëtarësim në Këshillin e Evropës, anëtarësimi ynë është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparoj më shumë në fushën e demokracisë, e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”.
“Po ashtu, jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, ka deklaruar Kurti.

Të ngajshme

Dy raste kanosjeje në Prishtinë, dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje

Yllka Gashi

Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive

Yllka Gashi

Kallxo: Dosja e Prokurorisë/ Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh

Yllka Gashi