Telenews

Kurti thotë se “mbase” mund t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ish-luftëtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Kurti tha se ai ka konsideruar që më e rëndësishmja për fazën në të cilën Kosova po kalon, sa i përket Gjykatës Speciale, është kontakti e komunikimi me avokatët e luftëtarëve të UÇK-së, që sipas tij, po mbahen në një paraburgim të stërzgjatur.
Kreu i qeverisë nuk e ka përjashtuar mundësinë e vizitës tek ta, por sipas tij, e rëndësishme është komunikimi e diskutimi me avokatët mbrojtës së të akuzuarve.
“Mbase edhe mund t’i vizitojë, por unë po tregoj se çka është e rëndësishme të bëjë unë si kryeministër i Kosovës, e kjo është komunikimi dhe diskutimi me avokatët e mbrojtjes të cilët i kanë klientët e tyre ndaras, që paguhen shumë nga Kosova e në anën tjetër që të gjithë të pandehurit që mbahen në këtë paraburgim të stërzgjatur, konsiderohen së bashku”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.
Sipas Kurtit, në pyetje nuk janë individët, teksa përmendi kundërshtinë e tij të vitit 2020 për atë që është quajtur nga Gjykata Speciale si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
“Atje në pyetje nuk janë vetëm individët, dhe e dini mirë se në verën e vitit 2020 atëherë kur është publikuar aktakuza, unë e kam paraqitur kritikën dhe kundërshtimin tim për atë që është quajtur ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’, merreni me mend, që fillon në marsin e vitit 1998, kur ka ndodhur Epopeja e UÇK-së”, është shprehur Kurti.

Të ngajshme

Kurti e mbledh online Qeverinë, e “plotëson dhe ndryshon” vendimin për Komisionin e Jurisprudencës

Blearta

Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua

Blearta

Remzie Osmani, artistja më e klikuar e muzikës popullore në Spotify

Blearta