Telenews

Bilanci me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës e ka publikuar raportin 24 orësh për COVID-19.
Nga 317 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 e gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 72 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.169 doza të vaksinës e deri më sot 823.106 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot, poashtu janë dhënë 102.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.169, përderisa në total numri i rasteve aktive është 65.

Të ngajshme

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shfaqen në këmbë

Valjeta Turkaj

Suplementet me vaj peshku nuk japin të njëjtat përfitime te të gjithë

KushtrimGuraj

Përfitimet shëndetësore nga vaji i arrave

Valjeta Turkaj