Telenews

Lladrovci: Qeveria Kurti ka hequr buxhetin për ndërtimin e rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë të mërkurën se projekti i rrugës me katër korsi që lidh Komoranin me Drenasin dhe Skenderajin nuk është realizuar sepse Qeveria Kurti ka hequr buxhetin.
Ai tha se Qeveria Kurti ka hequr buxhetin e paraparë prej 17 milionë eurosh.
“Kjo qeverisje ma ka hequr buxhetin për ketë rrugë kanë qenë 17 milionë të parapara edhe në vitin 2021 edhe në atë 2022 i ka hequr, janë 600 mijë euro dhe me to nuk mund ta bësh as një urë” tha Lladrovci në Rubikon.
Lladrovci ka thënë së rruga duhej të nisej nga rruga kryesore, ku qarkullimi i qytetarëve është më i madh dhe jo nga rruga dytësore që është nisur.

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj