Telenews

Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike kompanisë “LIDL”, që pritet të investojë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë pritur dje në takim delegacionin e “Lidl”, kompani e cila pritet të investojë në Kosovë.
Sipas Ministres Hajdari, nga kompania “Lidl” janë zotuar se do të investojnë në Kosovë.
“Me delegacionin e kompanisë “Lidl” u përshendetëm me zotimin që do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë, gjersa konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe ndër të tjera, është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë”, u shpreh ajo.
Tutje ka shtuar se me delegacionin e “Lidl” kanë viztuar tri lokacionet strategjike të përshtatshme për qendrën e ardhshme në Kosovë.

“Me delegacionin e kompanisë në fjalë vizituam edhe tri lokacione strategjike të propozuara nga kolegët e KIESA-s, të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kompanisë “Lidl” në Republikën e Kosovës, pas bisedës së tyre më prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit dhe pijeve, potencial i mirë për furnizim për kompaninë “Lidl” dhe exporte në botë”, theksoi ministrja.
Ndryshe, “Lidl” GmbH & Co KG, është një zinxhir ndërkombëtar gjerman i shitjeve me pakicë me zbritje që operon mbi 11,000 dyqane në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.
Selia e saj kryesore ndodhet në Neckarsulm, Baden-Württemberg – kompania i përket Grupit Schwarz, i cili gjithashtu operon zinxhirin e hipermarketeve Kaufland.

Të ngajshme

Organizata britanike alarmon për shkelje të të drejtave të çlirimtarëve në Hagë

Valjeta Turkaj

Detaje nga vdekja tragjike e punëtorit 52-vjeçar në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Vdes një person në vendin e punës, mbeti i bllokuar nën kamion

Valjeta Turkaj