Telenews

Konjufca në fund të qershorit shkon në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në fund të këtij muaj do të udhëtojë drejt Hagës për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli.
“Po besoj në fund të qershorit do ta realizojë vizitën. Do të udhëtojmë bashkë”, ka thënë ai.
Në Hagë, janë duke u gjykuar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Ndërkohë, para pak javësh, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim.

Të ngajshme

“Respektoje Kushtetutën”, PDK-ja kërkon nga Dehari vazhdimin e seancës konstituive nesër

Yllka Gashi

Gruda: Pavarësisht dallimeve politike, Haradinaj është hero i gjallë i Kosovës

Yllka Gashi

Shtrenjtohen sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

Yllka Gashi