Telenews

Bashkimi Evropian miratoi zyrtarisht embargon ndaj naftës ruse

Një embargo ndaj naftës ruse dhe sanksione të tjera që synojnë bankat dhe transmetuesit kryesorë për luftën e Moskës kundër Ukrainës është miratuar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.
Selia e BE-së tha se nafta e papërpunuar ruse do të hiqet gradualisht gjatë gjashtë muajve, së bashku me produkte të tjera të rafinuara të naftës gjatë tetë muajve, raporton BBC.
“Një përjashtim i përkohshëm është parashikuar për vendet pa dalje në det si Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia të cilat vuajnë nga një varësi specifike nga furnizimet ruse dhe nuk kanë alternativa të mundshme alternative”, thuhet në deklaratë.
Udhëheqësit e BE-së thonë se kjo nënkupton që 90 përqind e eksporteve të naftës të Rusisë në Evropë do të bllokohen deri në fund të vitit.
Ndryshe, Bashkimi Evropian importon rreth 25 përqind  të naftës së saj nga Rusia.

Të ngajshme

Kjo anije romake qëndroi në shtratin e detit për 2100 vjet

Yllka Gashi

AKB kërkon hetim për fushatat kundër produkteve vendore: Kush e sulmon “Made in Kosova”, po sulmon ekonominë

Yllka Gashi

Ilir Shaqiri dhe Antonella Pelilli bashkojnë Kosovën e Arbërinë në një këngë që prek shpirtin

Rrezarta Ramaj