Telenews

Edi Rama: I kemi dhënë vendit një president normal

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas votimit të Bajram Begajt si president i ri i vendit, deklaroi se mazhoranca i ka “dhënë Shqipërisë një President normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, humanizmit dhe përkushtimit për vendin”.
Rama para mediave ka thënë se nuk ka asnjë rëndësi se cili ka qenë përfundimi aritmetik i votimit, rëndësi ka që ky proces është kurorëzuar me një provë se PS-ja është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten.
“Vendimet dhe aktiviteti ynë shkojnë në interes të vendit, jo thjesht të njërës palë. Me vjen shumë mirë që një proces aspak i lehtë, me një “sallatë” palësh nga ana tjetër”, ka thënë Rama.
Ai gjithashtu ka thënë se kanë arritur t’i japim jetë një procesi, ku të gjithë kanë pasur mundësinë që të kontribuojnë dhe nga ku ka dalë një figurë qartësisht e identifikueshme me qytetarin shqiptar dinjitoz dhe të respektueshëm.
Bajram Begaj, është zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, katër kundër dhe një abstenim.
Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Të ngajshme

Haxhiu për Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Liria e Kosovës për ta ishte një kauzë të cilës ia kushtuan jetën

Yllka Gashi

“Edhe Prizreni në këmbë”, më 25 shtator protestohet në mbështetje të çlirimtarëve

Rrezarta Ramaj

Lëvizje e papritur, Harry dhe Meghan mund të kthehen së shpejti në SHBA?

Yllka Gashi