Telenews

Kurti uron Begajn: Sfidat me të cilat përballen republikat tonë lehtësohen që punojmë bashkë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar presidentin e posa zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kurti me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se uron të gjithë popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri.
“Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, ka shkruar Kurti.
Bajram Begaj, është zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, katër kundër dhe një abstenim.
Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Të ngajshme

Kurti takohet me kryeministrin kroat, diskutohet për proceset euro-atlantike

Valjeta Turkaj

Ndalohet për 48 orë një mësimdhënës në Klinë, dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses

Valjeta Turkaj

KEDS-i gjobitet me 90 mijë euro për parregullsitë me njehsorët elektrikë

Valjeta Turkaj