Telenews

S’ka kuorum për projektligjin për pagën minimale, deputetët e opozitës thirrin “marre” gjatë votimit

Në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur kuorum që projektligji për pagën minimale të miratohet në lexim të parë.
“Vetëm 51 deputetë kanë votuar për këtë projektligj. Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Deputetët opozitarë thirrën “marre” kur deputetët e mazhorancës i ngritën duart për të votuar PRO miratimit të këtij projektligji, nga i cili u lanë jashtë veteranët e UÇK-së, të cilët po protestojnë para Kuvendit.
Veteranët e UÇK-së u mblodhën te dyert e Kuvendit dhe tentuan të futen brenda. Ata po protestojnë në kryeqytet që nga ora 10:00.

Pika e parë e seancën së sotme të Kuvendit është e papranueshme për ta. Veteranët ndihen të indinjuar që Qeveria i la jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale.

Të ngajshme

Pushime të paharrueshme në Adriatik: 5 ditë All Inclusive për 520 euro

Rrezarta Ramaj

Sekuestrohen armë e municion në Pejë, Istog e Junik, tre persona arrestohen pas të shtënave në ahengje

Yllka Gashi

Alarmohet Barcelona, lojtari i saj mund të jetë 6 muaj jashtë fushave

Yllka Gashi