Telenews

Bulliqi – qytetarëve: Kujdes nga erërat e forta

Kryetari i Podujevës, Shpetim Bulliqi, ka njoftuar se edhe në komunën që ai drejton moti i ligë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Bulliqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se erërat e forta dhe breshëri kanë dëmtuar dhjetëra ekonomi familjare dhe kultura të ndryshme bujqësore.
“Si institucione lokale me të gjitha kapacitetet tona do të jemi pranë qytetarëve në nevojat e tyre për ta kaluar shpejt këtë situatë”, ka shkruar ai.
Bulliqi gjithashtu ka apeluar tek të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar këto ditë nga rreziqet që mund të kanosen nga moti i keq.
Moti i ligë ka përfshirë edhe komunën e Prishtinës, ku si pas.ojë është rrëzuar një drunj, dhe ka vdekur një person dhe një tjetër është lënduar.

Të ngajshme

Pushime të paharrueshme në Adriatik: 5 ditë All Inclusive për 520 euro

Rrezarta Ramaj

Sekuestrohen armë e municion në Pejë, Istog e Junik, tre persona arrestohen pas të shtënave në ahengje

Yllka Gashi

Alarmohet Barcelona, lojtari i saj mund të jetë 6 muaj jashtë fushave

Yllka Gashi