Telenews

Gërvalla takohet me zv.ministrin e Jashtëm të Polonisë, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Szymon Szynkoëksi vel Sęk, i cili është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë takimit Gërvalla, njoftoi zëvendësministrin e Jashtëm polak, lidhur me zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës, orientimin strategjik të Kosovës në proceset integruese euro-atlantike dhe shprehu angazhimin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Poloninë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
“Në takim ministrja Gërvalla, potencoi faktin që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe kërkoi përkrahjen e Polonisë për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe në procesin e aderimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin nga zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve sot u konkretizua me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Akademive Diplomatike të të dy ministrive përkatëse.
Gjithashtu, një vend të posaçëm në kuadër të bisedës në takim, kishte agresioni i Rusisë në Ukrainë.
Me këtë rast Gërvalla shprehu solidaritetin jo vetëm me Ukrainën, por edhe Poloninë, e cila po bart barrën kryesore të ndihmës së refugjatëve ukrainas.
 

 

Të ngajshme

Ujësjellësi thotë se janë 45 milionë euro borxh nga qytetarët: Ai që e përdor dhe s’paguan, po vjedh të ardhmen e të gjithëve

Rrezarta Ramaj

Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më parë, nis hetimi për dy persona në Lezhë

Rrezarta Ramaj

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Valjeta Turkaj