Telenews

Elon Musk kërcënon me heqje dorë nga blerja e Twitter-it

Në një letër dërguar rregullatorëve, Musk ka thënë se ka të drejtë të bëjë matjet e veta për llogaritë fiktive.

Kjo letër formalizon mospajtimet që kanë qarkulluar për disa javë, meqë Musk e ka vënë “në pritje” finalizimin e marrëveshjes.

Twitter, në anën tjetër, ka mbrojtur matjet e veta.

Pas pezullimit të ofertës për afat të shkurtër kohor, Musk ka thënë se dyshon që llogaritë fiktive në këtë rrjet social përbëjnë 20 për qind të totalit të përdoruesve, në krahasim me pretendimet e Twitter-it për pesë për qind.

Mospajtimet mes palëve kanë rritur dyshimet nëse do të realizohet blerja, të cilën e ka miratuar bordi i Twitter-it në muajin prill.

Analistët kanë thënë se Musk – shef i kompanisë Tesla dhe SpaceX – mund të jetë duke përdorur çështjen e përdoruesve fiktivë për rinegociuar çmimin apo edhe për të hequr dorë plotësisht nga blerja e rrjetit social.

Musk përballet me gjobë prej 1 milion dollarëve dhe padi të mundshme, nëse heq dorë nga marrëveshja./rel

The post Elon Musk kërcënon me heqje dorë nga blerja e Twitter-it appeared first on tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!.

Të ngajshme

Startech dyqani i preferuar për çdo adhurues të teknologjisë

Valjeta Turkaj

Luce, vetura e parë elektrike e Ferrarit

Valjeta Turkaj

Gjermania investon 125 milionë euro për të krijuar ‘OpenAI-n’ e Evropës

Valjeta Turkaj