Telenews

35-vjeçarja, mbi të cilën ra druri në Prishtinë, dërgohet për shërim jashtë vendit

35-vjeçarja e cila u lëndua rëndë të hënën, pasi e zuri një dru që u rrëzua në lagjen “Pejton” në Prishtinë, është dërguar për shërim në Shkup.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Sami Bajçinca – mjek në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u trajtua e lënduara deri të hënën mbrëma kur edhe u nis për shërim jashtë vendit.
“Mund të konfirmoj se e lënduara është nisur mbrëmë për shërim jashtë vendit. Ka shkuar për trajtim në Shkup, me rekomandim të kirurgëve”, ka thënë Bajçinca.

Sipas tij, lëndimet e 35-vjeçares janë serioze dhe e njëjta rrezikon të mbetet e palëvizshme.
“Gjendja e saj pas trajtimit në QKUK ishte stabile. Por, lëndimet janë të rënda. Ajo e ka të humbur përkohësisht lëvizjen dhe rrezikohet të mbetet e palëvizshme për tërë jetën”.
Përveç se la të lënduar rëndë 35-vjeçaren, rrëzimi i një druri në rrugën “Vaso Pasha” në Prishtinë ia mori jetën një 30-vjeçari nga Podujeva.

Të ngajshme

Arrestohen personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në Nabërgjan të Pejës

Valjeta Turkaj

Auto Pjesë Beka kujdeset për çdo detaj të veturës suaj

Valjeta Turkaj