Telenews

Instagram-i vjen me një risi

Instagram ju jep mundësinë që të vendosni 3 postimet tuaja të preferuara në krye të profilit tuaj në këtë rrjet social, ose siç ndryshe quhet “pin to top”.

Kompania thotë se funksioni i ri do t’u japë krijuesve më shumë mundësi për t’u shprehur në profilet e tyre.

Njoftimi zyrtar vjen pasi Instagram konfirmoi për TechCrunch në muajin prill se po testonte këtë risi. Ju mund të vendosni në krye të profilit tuaj fotot, videot apo “reels”.

“Profili juaj është hapësira juaj, kështu që ne po kërkojmë më shumë mënyra për t’ju dhënë kontroll mbi atë”, tha kreu i Instagramit Adam Mosseri në një video të postuar në kanalet e tij sociale në lidhje me funksionin e ri.

Kompania prezantoi gjithashtu disa mjete më kreative dhe opsione të tjera për t’i bërë “reels” më tërheqës.

The post Instagram-i vjen me një risi appeared first on tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!.

Të ngajshme

Tregu i smartfonëve në rënie gjatë 2026/ Samsung dhe Apple rezistojnë me modelet premium

Yllka Gashi

Ferrari Luce arrin objektivin e shitjeve për vitin 2026, vetëm dy muaj pas prezantimit

Yllka Gashi

‘Po del jashtë kontrollit’, 1 mijë ekspertë ngrenë alarmin: Mos avanconi shumë me ‘IA’

Yllka Gashi