Telenews

E ardhmja e Strakoshës ende e paqartë, portieri nuk e preferon kalimin te klubi anglez

E ardhmja e Thomas Strakoshës është ende e paqartë.

Së fundmi u raportua se ka një marrëveshje mes tij dhe Fulhamit, por tani duket se nuk ka asgjë konkrete, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Strakosha nuk ka nënshkruar asgjë me klubin anglez. Gjithashtu, ai bëri të ditur se nuk ka as marrëveshje për kushtet personale.

Fulhami thuhet se nuk është opsioni i preferuar i lojtarit, i cili më herët e kishte konfirmuar largimin nga Lazio.

Reprezentuesi i Shqipërisë është lojtar i lirë dhe mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës. /Gazeta Express/

The post E ardhmja e Strakoshës ende e paqartë, portieri nuk e preferon kalimin te klubi anglez appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj