Telenews

Giresse: E kemi për obligim të përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme

Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanëve” iu nevojitet vetëm fitorja për të shpresuar për pozitën e parë në grupin 2 të Ligës C, shkruan Gazeta Express.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri Alain Giresse tha se ndeshja ndaj Greqisë do të jetë shumë e vështirë, marrë parasysh edhe mungesat, por që theksoi se e kanë për obligim ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme

“Është ndeshje e vështirë. Nuk mund të them që është finale apo jo, por është ndeshje shumë e rëndësishme për kualifikimet dhe fitorja nesër ka rëndësi të madhe për ambiciet tona. Është e qartë që kemi pasur probleme me lëndime dhe suspendime. Por, shpresoj që nuk do të kemi mungesa dhe probleme tjera në ndeshjen e radhës. Jemi këtu me këtë numër të futbollistëve dhe e kemi për obligim të përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Giresse.

The post Giresse: E kemi për obligim të përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Real Madridi ndan rrugët me Alvaro Arbeloan

KushtrimGuraj

Gjest prekës nga Elbasani, pensionohet numri i Fatjon Bunjakut

KushtrimGuraj

Skandal para Kupës së Botës 2026? Irani pretendon se i janë hequr biletat për tifozët

Rrezarta Ramaj