Telenews

Greqi – Kosovë, me këto kuota e vlerësojnë kompanitë e basteve fitoren eventuale të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e katërt në maratonën e muajit qershor në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do të përballen me Greqinë për herë të gjashtë në mes tyre që prej pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Verdhekaltrit kanë statistika të dobëta me grekët pasi nuk i kanë mposhtur asnjëherë ata në pesë përballjet paraprake.

Tri ndeshje kanë përfunduar baras, kurse dy herë kanë fituar grekët, shkruan “Gazeta Express”.

Ata e mposhtën Vedat Muriqin me shokë edhe të dielën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërsa sonte, “Dardanët” janë të vendosur për ta shijuar fitoren e parë ndonjëherë ndaj grekëve.

Por, shumë shpresa Kosovës nuk i japin edhe kompanitë më të njohura të basteve në botë.

Fitorja eventuale e ekipit të Alain Giresse kuotohet
nga 4.75 deri në 5.50, varësisht prej kompanive të basteve.

Barazimi eventual në Volos sonte e ka kuotën nga 3.30 deri në 3.50.

Kurse, fitorja e vendësve duket më e mundshme pasi këto kompani e kanë vlerësuar atë nga 1.70 deri në 1.77.

Aktualisht, Greqia i prin Grupit 2 të Ligës C me 9 pikë pasi i ka regjistruar 3 fitore nga po aq ndeshje, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, Kosova është e dyta me 6 pikë nga tri ndeshje, prej tyre 2 fitore e 1 humbje.

Ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta
Express/

The post Greqi – Kosovë, me këto kuota e vlerësojnë kompanitë e basteve fitoren eventuale të Kosovës appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Yllka Gashi