Telenews

Gjiganti anglez futet në garë për Lewandowskin

Robert Lewandowski ka vendosur të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere.

Sulmuesi polak ka nevojë për një eksperiencë të re dhe e sheh veten larg Bundesligës.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit lidhet me një kalim të mundshëm në Barcelonë.

Mirëpo, së fundmi, në garë për dy herë futbollistin më të mirë në botë, të shpallur nga FIFA, është futur gjiganti anglez, Manchester
United.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesit polak mund t’i ofrohet një rrogë e ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos, rreth 400 mijë funte në javë.

Ndërsa, gjiganti bavarez do t’i merrte 20-25 milionë euro nga shitja e tij.

33 vjeçari ka kontratë në “Allianz Arena” deri në vitin 2023, por dëshiron të largohet këtë verë.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit shpresojnë ta mbajnë atë edhe një vit, për t’u larguar më pas si lojtar i lirë. /Gazeta Express/

The post Gjiganti anglez futet në garë për Lewandowskin appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Ja kur pritet të rikthehet Raphinha në fushë, Barcelona merr lajme të mira –

KushtrimGuraj

Ronaldo, 19 gola larg shifrës së 1.000 golave në karrierë

Rrezarta Ramaj

Ronaldo e shpall veten më të mirin në histori: Numrat flasin vetë –

KushtrimGuraj