Telenews

Plagoset me armë zjarri një person në Podujevë

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Lajmin  ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna  me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”  në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit”, tha ai.
Borovci shtoi se i plagosuri është dërguar për në QKUK për të marrë tajtimin e nevojshëm mjekësor.
Në anën tjetër, hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin

Të ngajshme

Dita e Europës, çfarë është 9 Maji dhe pse është e rëndësishme?

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 9 maj

Valjeta Turkaj

Komandant Remi i rikthehet garës për deputet me PDK-në

Blearta