Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të shkojë më 17 qershor në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur, Ilir Kërçeli i cili është shef i kabinetit të Konjufcës.
“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Kërçeli në Facebook.
Konjufca do t’i vizitojë në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi.
Për vizitën e Konjufcës në Hagë ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.
“Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës. Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t’i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

