Telenews

Dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare, arrestohet punonjësi i Komunës së Fushë Kosovës

Është arrestuar një punonjës i Komunës së Fushë Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me rastin është marrë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
“I dyshuari ka mashtruar ankuesit në këtë rast, i ka joshur duke ju premtuar që do ti ndihmoj në marrjen e subvencioneve, dhe viktimat në rastin konkret, duke e pasur parasysh se i njëjti punon si zyrtarë në Komunë i kanë besuar dhe i kanë dhënë para (disa mijë euro) për rregullimin e dokumenteve dhe aplikimin për subvencione, e që në fakt i dyshuari nuk ka rregulluar dokumente e as që ka aplikuar për subvencione, duke ju shkaktuar dëm të konsiderueshëm material ankuesve”, thuhet në njoftim.
PK ka bërë të ditur se i dyshuari me këtë rast ka kryer vepër penale “Mashtrim” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj