Telenews

Të shtëna me armë në Podujevë, vritet një person – zbardhen detajet e para nga Policia

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Podujevë.

Sipas policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
Rastin për mediumin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna  me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës.  Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.”, ka thënë ai.
Lajmi.net do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast.
 

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj