Telenews

Nunez ka kryer pjesën e parë të testeve mjekësore te Liverpooli

Darwin Nunez është gjithnjë e më afër kalimit te Liverpooli.

Sulmuesi nga Uruguai raportohet se ka arritur marrëveshje personale me “Të Kuqtë”, por ende nuk ka asgjë zyrtare – transmeton Gazeta Express.

“Liverpool Echo” ka raportuar këtë të hënë se Nunez e ka kryer sot pjesën e parë të testeve mjekësore te klubi i Liverpoolit.

Kurse, pjesa tjetër dhe kryesore e testeve mjekësore thuhet se do të zhvillohet të martën.

22-vjeçari thuhet se me Liverpoolin ka rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare.

Transferimi i Nunezit nga Benfica, Liverpoolit mendohet se do t’i kushtojë në total 100 milionë euro. /Gazeta Express/

The post Nunez ka kryer pjesën e parë të testeve mjekësore te Liverpooli appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Lewandowski në radar të Juventusit, nisin bisedimet

KushtrimGuraj

“Mickoja” pickon Bayernin në fund të pjesës së parë

KushtrimGuraj

Nuk gabon Kane, Bayerni merr epërsinë

KushtrimGuraj